Flet studentja që u përplas me Ramën: Pyetjet që s’ia bëra dot...

Flet studentja që u përplas me Ramën: Pyetjet që s’ia bëra dot kryeministrit

438
0
Shares

Klodiana Agaj është studentja që u përplas me kryeministrin Edi Rama, teksa ishte duke u zhvilluar një takim për prezantimin e Paktit për Universitetin.

E ftuar në studion e lajmeve të Fax News Agaj tha se sot në takim me Ramën nuk ishin të pranishëm studentët që janë kundër paktit për shkak se nuk ishin njoftuar.

Agaj tregon se protesta e tyre do të vijojë dhe në shumicë studentët kërkojnë që të mos rinisë mësimi pa u plotëesuar tetë kërkesat. Ajo ka treguar dhe kushtet e vështira me të cilat përballen studentët, veçanërisht ata që vijnë nga rrethet, pasi kostot e Teatrove, transportit  janë të larta, ndryshe nga sa iu është premtuar nga qeveria.

Shumë studentë nuk ishin të pranishëm pasi nuk ishin njoftuar. Kryeministri Rama ishte duke folur me superlativa për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në atë moment doja që yë ndërhyja. 

Pyetja ime ishte se kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë. Sa kohë që Universiteti nuk ka të ardhura të tjera, me uljen e tarifave të Bachelor do të duhet të rriten tarifat që paguhen në master.

Nëse Universitetet janë në varësi të ministrive atëherë ku është ekonomia. Studentët e kanë të vështirë që të përballojnë jetesën e tyre kur vijnë në Tiranë. Librat janë të kushtueshëm, fotokopjet janë të vështira për tu realizuar për shkak se ligjërisht është e paligjshme. 

Ne si studentë gazetarie nuk kemi laboratorë. Në këtë nismë tonën na kanë mbështetur dhe pedagogët, që të hënën kanë paralajmëruar nisjen e një greve. Çdo ditë kemi vendosur që të diskutojmë gjatë ngujimit dhe bojkotit, ku ka pasur të pranishëm dhe aktivistë, apo pedagogë”, u shpreh Agaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY