“Metodik, serioz dhe i pandreqshëm”, arrestohet për vjedhje mbi 40 mijë euro...

“Metodik, serioz dhe i pandreqshëm”, arrestohet për vjedhje mbi 40 mijë euro hajduti shqiptar

194
0
Shares

Një i ri shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë, teksa ishte nisur për të vjedhur. Prokuroria e Raguzës ka nxjerrë një dispozitë kundër hajdutit metodik, serioz dhe i pandreqshëm.

Hetuesit lokalë kanë rindërtuar skemën e shumë vjedhjeve të rënda dhe hetimet janë duke u zhvilluar më tej, pasi dyshohet se i riu ka kryer shumë më shumë vjedhje. Ai është identifikuar në saj të imazheve të kamerave të sigurisë.

Deri më tani, ndaj 20 vjeçarit janë regjistruar mallra të vjedhura me vlerë mbi 40 mijë euro, që nisin nga biçikletat profesionale, televizorët, telefonat, tabletat, kompjuterat e deri tek vjedhja e naftës.

Ai nuk bënte dallime tek objektet që do të vidhte, duke nisur nga baret, palestrat, restorantet, dyqanet bujqësore, dyqanet e duhanit dhe dyqanet e biçikletave.

Gjatë një prej plaçkitjeve të kryera, i riu la gjurmë që u morën nga Policia Shkencore.

Ekzaminimi i imazheve të sistemeve të mbikëqyrjes me video lejoi më pas të gjitha reagimet e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY