Qelia “Vip” ku po “strehohet” Kelmend Balili

Qelia “Vip” ku po “strehohet” Kelmend Balili

222
0
Shares

Vendimi i një dite më parë marrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda e detyron tashmë Kelmend Balilin të ndërrojë dhe të ketë një “shtëpi” të re, siç janë qelitë e paraburgimit në burgun 302 këtu në Tiranë.

Aty ku mbahen edhe eksponentë të tjerë të botës së krimit, si Dritan Dajti, Ervis Martinaj, apo Izet Haxhia.

E pavarësisht bujës së madhe, “Eskobari i Ballkanit” ka vendosur që qelinë e tij ta ndajë me të tjerët…

Marrëveshjet për Kelemend Balilin duken se nuk kanë të sosur. Pas asaj me policinë e shtetit për t’u dorëzuar pas dy vitesh në arrati, Balili ka vendosur të bëjë një marrëveshje me Prokurorinë.

E nëse ai do të pranojë të jetë bashkëpunëtor i akuzës, duke plotësuar çdo kriter që përmban kjo marrëveshje, atëhere automatikisht, sipas ligjit, ai përfiton ulje të dënimit, si dhe pafajësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY