Rama drejt dekretimit si ministër i Jashtëm, Meta: Kushtetuta as e ndalon...

Rama drejt dekretimit si ministër i Jashtëm, Meta: Kushtetuta as e ndalon dhe as e lejon

82
0
Shares

Kryeministri Edi Rama eshte drejt dekretimit si minister i Jashtem nga ana e presidentit.

Burime per “Panorama” bejne me dije se presidenti i vendit, Ilir Meta do te shprehet sot me dekret, nderkohe qe nje dite me pare theksoi se Kushtetuta nuk e ndalon Kryeministrin që të ketë edhe një rol tjetër në kabinetin qeveritar, por duke shtuar se as nuk e lejon një gjë të tillë.

Per dekretimin e Rames Meta tha se do të marrë vendimin sot paradite dhe do te vendose qe kreu i qeverise te jete njehesh edhe minister i Jashtem i vendit.

“Këtu jemi në rastin që Kryeministri ka kërkuar të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Pra, nuk jemi në rastin që ministri të bëhet Kryeministër apo të marrë ndonjë ministri tjetër, apo ndonjë funksion tjetër. Duhet të kemi parasysh që Kushtetuta nuk detajon dot çdo gjë, prandaj kemi Kushtetutë, prandaj kemi ligje, pastaj në fund fare kemi edhe Gjykatë Kushtetuese, që vlerëson nëse veprimi është bërë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Kemi edhe Kuvend që shikon dekretin nga ana kushtetuese. Presidenti ka të drejtën të bëjë interpretimin edhe fillestar të Kushtetutës në një rast të tillë”- deklaroi dje Meta gjate nje interviste në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24”.

Sipas kreut te shtetit, Kushtetuta as nuk e presupozon në mënyrë të qartë që Kryeministri mund të ketë ndonjë funksion tjetër brenda kabinetit, por as nuk e përjashton në një mënyrë të qartë këtë.

“Por, ajo çfarë po bëjmë, është se po shikojmë parimet e Kushtetutës sonë për të bërë një gjykim më të përgjegjshëm. Shikojmë precedentët tanë, aq sa kemi pasur deri tani, shikojmë precedentët e vendeve të tjera, ku rasti kryesor është rasti i Italisë, ku është bazuar ky model i raportit të Presidentit me qeverinë edhe me legjislativin për të arritur në një konkluzion sa më të drejtë kushtetues edhe logjik”- tha Meta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY