Punonjëset e një biznesi fason dalin në protestë në Shkodër

Punonjëset e një biznesi fason dalin në protestë në Shkodër

124
0
Shares

Rreth 300 gra të cilat punojnë në biznesin fason në Shkodër kanë dalë sot në protestë, ku denoncojnë kushtet e vështira të punës së tyre, dhe rritjen e vazhdueshme të normave nga ana e punëdhënesve.

Gratë kërkojnë rritjen e pagave të tyre, ndërsa shtojnë se normat e vendosura janë të papërballueshme, dhe nuk mund të nxjerrin dot as një rrogë minimale.

Disa prej zonjave kanë më shumë se 15 vite që punojnë në fasoneri, dhe thonë se e kanë të pamundur që të vijojnë punën me këto kushte.

“Unë jam një punonjëse që kërkoj të na plotësojë kushtet që janë katastrofë, dhe të na rriten rrogat. Nuk do të rikthehemi në punë në rast se nuk marrimn një përgjigje. Unë kam 7 vite që punoj këtu dhe kushtet nuk janë përmirësuar, po shkojmë edhe më dobët sesa kemi qenë”, shprehet një prej punëtoreve, shkruan fax news.

© SYRI.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY