Shpërthim me bombë në Kolumbi, 20 persona të vdekur, mbi 65 të...

Shpërthim me bombë në Kolumbi, 20 persona të vdekur, mbi 65 të plagosur

101
0
Shares

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë që ka ndodhur në Bogota të Kolumbisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:30 sipas orës lokale, në bazën e Shkollës së Përgjithshme “Santander”.

Shoferi i makinës, i cili u vra gjithashtu është identifikuar si Aldemar Rojas Rodriguez rreth 57 vjeç, ndërsa deri tani asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Presidenti Ivan Duque e përshkroi sulmin si një “akt të çmendur terrorist” dhe deklaroi tri ditë zije kombëtare, raporton BBC.

“Kolumbia është e trishtuar, por nuk do të përkulet ndaj dhunës”, tha më tej Presidenti Duque

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY