Meta me Kushtetutë në dorë: Çdo akt i imi në zbatim të...

Meta me Kushtetutë në dorë: Çdo akt i imi në zbatim të saj

81
0
Shares

Presidenti i republikës Ilir Meta, ishte i ftuar mbrëmjen  e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku komentoi akuzat e hedhura nga kryeministri Rama në drejtim të tij.

Meta në këtë emision kishte marrë dhe Kushtetutën me vete, duke deklaruar se çdo vendim i marrë prej tij është konform ligjeve dhe Kushtetutës.

‘Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë shumë të qetë sa i takon presidentit të tyre pavarësisht se e pëlqejnë apo jo, se çdo akt i tij ka qenë në interes të respektimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së interesave shtetërore. Unë dëgjova shumë akuza aty, ku u tha se Ilir Meta kthen ligjin për dividentin dhe kam kthyer unë Kushtetutën, apo ç’punë ka Ilir Meta me taksat. Ndërkohë neni 155 thotë qartë, se taksat nuk mund të kenë fuqi prapavepruese. Pra sot është 15 për qind më pak, ndërkohë që ata që kanë paguar 15 për qind janë budallenj. Pora kemi të bëjmë një shkelje të Kushtetutës dhe abuzim me fondin publik. Presidenti bazohet vetëm tek Kushtetuta’, u shpreh Meta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY