“Kazanët” e Ramës, drejtori i “DW” kundër kryeministrit: Nuk mund të përgjithësohet

“Kazanët” e Ramës, drejtori i “DW” kundër kryeministrit: Nuk mund të përgjithësohet

196
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i medias prestigjoze gjermane, Deutsche Welle, Peter Limbourg i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për akuzat ndaj medias. Media nuk mund të përgjithësohet, tha drejtori i Deutsche Welle-s, duke kundërshtuar Ramën që e cilëson “kazan”. Ai përkrahu edhe protestën e studentëve, gjatë një bashkëbisedimi me studentë të gazetarisë.

Edhe pse në kohë protestash, studentë të gazetarisë janë mbledhur në auditor për një bashkëbisedim me drejtorin e përgjithshëm të medias prestigjoze gjermane Deutsche Welle, Peter Limbourg.

Në një intervistë për Ora News, Limbourg shprehu kënaqësinë e të qenurit pjesë e këtij takimi, edhe pse në kohë proteste dhe bojkoti.

Peter Limbourg: Unë jam vërtet i lumtur që erdhën shumë studentë për të diskutuar pasi nuk e shoh këtë si një leksion të zakonshëm, mendoj se ishte një përjashtim.Përsa i përket protestës së studentëve,  mund të them që ata kanë arsyet e veta sepse situata për ta, nuk është shumë e mirë. Duke qenë se unë vij nga një  shoqëri e hapur,  mund të them se protesta ështw legjitime kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.

I pyetur për fjalorin që kryeministri përdor për mediat, teksa i cilëson si kazan,  ai tha se media nuk mund të përgjithësohet.

Peter Limbourg: Sigurisht që media nuk është kazan, media thjesht bën punën e saj. Si në çdo vend, kemi gazetarw tw mire dhe të këqinj, por media nuk mund të përgjithësohet. Mëgjithatë, jo çdo gjykim i politikanëve për median është i mirë dhe sigurisht, jo çdo gjykim i gazetarëve për politikanët është i drejtë.

Limbourg foli edhe për tregun mediatik shqiptar, duke e cilësuar si të rëndësishëm në rajon, pavarsisht problemeve që ka me sektorin publik. Ai shprehu edhe kënaqësinë për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, ndërsa në kuadër të paketës Antishpifje, nënvizoi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe së medias.Për studentët, ai shprehu përkrahjen dhe mundësitë që ofron media që drejton, duke ndarë dhe eksperiencat personale gjatë karrierës së tij.

DeutscheWelle është media ndërkombëtare më e rëndësishme e Gjermanisë  që  transmeton në rreth 30 gjuhë dhe që nga viti 1992 edhe në gjuhën shqipe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY