Prezencë të akullit në rrugë, qarkullimi bëhet më zinxhirë në këto akse

Prezencë të akullit në rrugë, qarkullimi bëhet më zinxhirë në këto akse

132
0
Shares

Autoriteti Rrugor ka reaguar sërish në lidhje me situatën e akseve në Shqipëri.

Raportohet se në të tria rajonet nuk ka patur rreshje. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kjo sjell prezencën e ngricave në rrugë.

Të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Sllovë -Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Është punuar nga kontraktorët gjatë orëve të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve për shkak të ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY