Hetimi për Tahirin, Manjani: “Rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me...

Hetimi për Tahirin, Manjani: “Rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me kohë, hajde radha…”

133
0
Shares

Shtyrja për të disatën herën e afatit të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani shkruan në facebook se Prokuroria po bëhet qesharake me shtyrjen e vazhdueshme të hetimeve në ngarkim të Saimir Tahirit.

“Nga këto hetime kemi mësuar për hobin e Tij për të shëtitur me skaf në det. Në ka ndonjë vepër penale këtu le ta çojnë në gjyq, nuk ka ç’të hetohet më. Nga ana tjetër kujtoj se, që në krye të herës u kërkua arrestimi i tij. Kur paska patur nevojë për kaq shumë hetime, me ç’prova do ta mbanin në arrest?!”, shton më tej ish-ministri.

Postimi i plotë

Farsë.

————

Sa më shumë e shtyjnë këtë farsën e hetimeve ndaj Sajmir Tahirit, aq më qesharakë bëhen!

Të gjithë tashmë e dimë se akuzat e ngritura për trafik droge nuk u provuan. Edhe ato pak prova indirekte të supozuara nuk janë më…

Nga këto hetime kemi mësuar për hobbin e Tij për të shëtitur me skaf në det. Në ka ndonjë vepër penale këtu le ta çojnë në gjyq, nuk ka ç’të hetohet më.

Nga ana tjetër kujtoj se, që në krye të herës u kërkua arrestimi i tij. Kur paska patur nevojë për kaq shumë hetime, me ç’prova do ta mbanin në arrest?!

Kjo i ndodh një njeriu me mbështetje nga lart, vaj halli ç’u bëjnë atyre që si mbështet askush!

Na rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me kohë!

Hajde radha…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY