Basha braktis sallën e parlamentit, ja mesazhi që i dërgon Ramës

Basha braktis sallën e parlamentit, ja mesazhi që i dërgon Ramës

150
0
Shares

Seanca e sotme parlamentare nisi menjëherë me debate midis opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës kërkuan debat për shkarkimin e ministrave, por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi menjëherë në votim shkarkimin përfundimtar të 8 ministrave.

Pas kësaj, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha nga oborri i ndërtesës së Parlamentit, se me këtë vendim, mori fund edhe Parlamenti, duke u vendosur nën kontrollin e Edi Ramës.

BashaAjo që ndodhi sot është asgjësimi përfundimtar i Kuvendit. Sot ishte akti i rënies edhe të fasadës, i emërimit të personave që përfaqësojnë vullnetin personal të Edi Ramës, me oligarkët dhe kriminelët. Sot ishte akti i kapjes përfundimtar nga Edi Rama të legjislativit. Për herë të parë në 28 vite demokraci, opozita kërkon debat parlamentar për t’i parashtruar qytetarëve shqiptarë qëndrimet e saj dhe të vërtetave tronditëse pas këtyre emërimeve me vulën e Edi Ramës. Asnjë nga arsyetimet e parashtruara nga kryetari i kooperativës në krye në Kuvend nuk qëndron. 

Sot ne kemi sot një qeveri të vdekur. E kishim në koma dhe nuk qeveriste pasi erdhi në pushtet me votat e krimit dhe oligarkëve. Jemi në gjendje emergjence kombëtare. Për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës kryeministri mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm. Faturën e kësaj sjellje e paguajnë studentët që kanë një muaj që janë ngritur për kërkesat e tyre elementare. 

Detyra jonë kryesore si opozitës është që të jemi në krah të njerëzve dhe t’u japim zgjidhje politike. 

Ajo që do të bëjmë si opozitës është mobilizimi total i të gjithë resurseve opozita dhe thirrja ndaj çdo shqiptari të ndershëm për t’i dhënë fund një orë e më parë kësaj farse dhe për të rrëzuar me çdo kusht dhe çdo mjet shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare për të mos lënë vidhisjen deri në fund të familjeve shqiptare dhe largimin e Edi Ramës. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY