Mashtrimi me tenderat tek Unaza e Re, në Prokurori dhe kreu i...

Mashtrimi me tenderat tek Unaza e Re, në Prokurori dhe kreu i ARRSH

125
0
Shares

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurori pas skandalit  pas zbulimit të megaskandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unzës së Re ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet.

Afrim Qendro  do të pyetet  për tenderin e ‘Unazës së Re’.

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me dokumentet e publikuara ne emisionin “Të Paekspozuarit” pas verifikimit të kryer me autoritetet e shtetit të Delaware, ku kompania DH albania pretendon se ka kompanine meme. Të paekspozuarit zbuluan se kompania Dh Albania ka falsifikuar të dhënat si për aktivitetin e saj ashtu dhe për datën e themelimit, e cila në të vërtetë i përket qershorit të këtij viti, pak përpara se në Shqipëri të hapej gara për ndërtimin e Unazës së Re.

Rezulton disi e habitshme se si një kompani mund të ndërmarrë, sipas dyshimeve të deritanishme, falsifikime të përmasave të tilla pa patur garanci se nuk do të ketë verifikime për aktivitetin e saj real.

Pika kyçe për momentin duket të jetë përfaqësuesi i filialit shqiptar të kompanisë amerikane, Avdiol Dobi, i cili rezulton të jetë pronar dhe i një kompanie të themeluar në 2016, me seli në Vlorë. Po ashtu dhe ortaku i kompanisë amerikane, shoqëria shqiptare BIBA X mund të hedhë dritë në hetimet mbi të vërtetën. Ndersa opozita deklaroi se u vërtetuan paralajmërimet e saj se Projekti I Unazës së madhe është një aferë korruptive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY