VIDEO/PD: E vërteta e oxhakut luksoz, si Rama gënjen për të fshehur...

VIDEO/PD: E vërteta e oxhakut luksoz, si Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij

275
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar sërish të denoncojë pasurinë e Edi Ramës.

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD thotë se Rama nuk ka arritur të justifikojë pasurinë e tij duke përdorur gruan dhe njerëz të tjerë për ta fshehur atë.

Zhupa ka dhënë detaje për atë që kryeministri Edi Rama e quajti mikun e tij pas akuzave që iu bënë për oxhakun luksoz, ku Rama tha se nuk ishte i tij, por i mikut të tij që paguante qeranë.

‘Në librin e Tatimeve, miku i kryeministrit, Ardian Dule, figuron një person me 0 transaksione financiare. Nga historiku i të dyjave aktiviteteve që personi ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tijën, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime. Historiku i tatimeve vërteton se shoqëria e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012. Miku i Kryeministrit që mori përsipër oxhakun luksoz 18 mijë euro, rezulton se është regjistruar dhe si person juridik po pa deklarime në tatime. Miku i tij nuk i justifikon dot shpenzimet në studio për qera, e jo më për oxhakun e famshëm me të cilën u shfaq Edi Rama’‘, tha Zhupa.

LIVE – Ina Zhupa deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 16 janvier 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY