Armen Ahmetaj, ministri në ikje i Financave i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit, referuar një denoncimi postuar në rrjetet sociale, shkruante se është dhunuar dhe përfshirë në një sherr në një lokal pranë PS-së.
Për ‘t’i mbyllur’ gojën, Ahmetaj poston një foto nga palestra, duke i sqaruar se është shëndoshë e mirë.
Fotoja është live sipas Ahmetaj, ndonëse nuk tregohen detajet e orës në të.
“Dedikuar Saliut, një foto live.
Doktor, faleminderit qe kujdesesh për mua, se dhe unë kujdesem shumë për veten. Jam shëndoshë e mirë sic e sheh, sherret t’i kam lënë ty si përherë”, shkruan Ahmetaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/