Zyrtare: Armando Sadiku kthehet në Zvicër

Zyrtare: Armando Sadiku kthehet në Zvicër

92
0
Shares

Pritej vetëm zyrtarizimi dhe ai tashmë ka ardhur: prej ditës së sotme Armando Sadiku është futbollist i Luganos.

Klubi zviceran komunikon se ka arritur marrëveshjen me Levanten për transferimin e sulmuesit të kombëtares sonë, me një formulë të veçantë, sepse në teori lojtari është i huazuar, por për efekt dokumentacioni konsiderohet i shitur te Lugano dhe më pas Levante ka të drejtën ta riblejë për një shifër që nuk do të zbulohet nga klubet.

Praktikisht një huazim, por në verë do të vendoset përfundimisht mbi të ardhmen e sulmuesit kuqezi.

27-vjeçari e ka veshur fanellën e Luganos në dy periudha të ndryshme: së pari, kur u transferua aty nga Locarno, në periudhën 2012-2014. Më pas, nën drejtimin e Tramezzani-t,m shënoi 9 gola në 16 ndeshje, duke dhënë kontribut të shkëlqyer për të kapur vendin e tretë në kampionatin zviceran në pranverë 2017, çka vlejti një vend në grupet e Europa League.

Në total Sadiku ka luajtur 95 ndeshje në Challenge League, ku ka shënuar 58 gola me Locarno, Lugano e Zurich, si dhe 74 ndeshje e 26 gola në Superligë.

Larg Zvicrës gjithçka i shkoi ters, nga Polonia deri tek dëmtimi i tmerrshëm në Spanjë, ndaj Sadiku shprson të shpërthejë sërish në “shtëpinë” e tij të dytë, sepse Lugano i garanton besim të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY