Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, si i shpëtoi atentatit me pagesë Majlind Lila

Vrau vjehrrin dhe vjehrrën, si i shpëtoi atentatit me pagesë Majlind Lila

500
0
Shares

Majlind Lila, 52-vjeçari që ekzekutoi dje prindërit e bashkëjetueses, më pas u vetëvra, i ka shpëtuar një atentati në vitin 2014.

Për vrasjen e tij ishte paguar Kristi Pine, i cili pasi mori statusin e të penduarit rrëfeu të gjitha krimet.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se në muajin dhjetor 2014, Kristi Pine në bashkëpunim me 3 të pandehur të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Majlind Lilës.

Konkretisht, ka rezultuar se Majlind Lila ka bërë kallëzim penal në lidhje me një problem që ka pasur me dy shtetas, babë e bir, të cilët janë administratorë të një hidrocentrali që kanë bërë në tokën e tij, në vendin e quajtur Gjon-Martanesh, Bulqizë, konflikt për të cilin ai kishte edhe një proces gjyqësor.

Me këta persona ai ka pasur dhe konfrontime fizike e verbale në lidhje me pronësinë e tokës. Në dosje thuhet se, më datë 04. 12. 2014, rreth orës 13:20, Majlind Lila ka qenë së bashku me motrën F. Gjoni, nusen e vëllait, si dhe prindërit e nuses së vëllait, ku po përcillnim për në Greqi vëllanë, Xhaferr Lilën.

Aty ka vënë re një nga të pandehurit, së bashku me një person tjetër që ishte i ri, afro 24 vjeç, trup i shkurtër afro 1.65 cm, flokët të zeza dhe të qethura anash shkurt, mbante të veshur një xhup të zi dhe mbante një palë syze të errëta, që ka rezultuar të ishte shtetasi nën hetim, Kristi Pine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY