Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka reaguar për herë të parë pas 2 muajsh, kohë në të cilën mediat zbuluan se bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në atentatin e 4 Tetorit në Bllok.
Edhe pse ajo ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin e tij, emri i bashkëshortit të saj u bë publik, kur policia e shpalli në kërkim.
Që nga koha e ngjarjes në ish-bllok, Suada Sherifi nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen dhe deri më sot, gati dy muaj pas, Suada u largua dhe nga rrjetet sociale.
Sherifi publikoi një video në Insta Story, ku shfaqet duke kënduar në makinë, ndërsa kërkon që vëmendjen ta kemi me fytyra e saj perfekte pas trajtimit të bërë në një klinikë.
Mediat shkruanin se Eldi Dizdari është në kërkim nga policia për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës, ku dyshohet se shkak i mosmarrëveshjes është një sasi e konsiderueshme kokaine.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/