Vetëdorëzimin e Klement Balilit e ka konfirmuar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Ardi Veliu ka zbuluar se Klement Balili kishte tre kushte kryesore për tu vetëdorëzuar: Të deklarohej vetëdorëzimi, të mos keqtrajtohej nga policia si dhe mosekstradimin në Greqi.
Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.
Këto kushte të bëra publike vënë në dyshim, deklaratën e Lleshajt dhe Ramës se Klement Balili u arrestua në saj të një operacioni të madh së bashku me shërbimin sekret.
Mësohet se Balili ka kërkuar proces të rregullt ligjor si dhe kushte të përshtatshme në qeli.
Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Aktualisht Klement Balili është në komisariatin nr. 6 në Tiranë ku po merret në pyetje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/