Seanca e jashtëzakonshme, Spaho: Antikushtetuese, kreu i Kuvendit mos të bëjë sehir

Seanca e jashtëzakonshme, Spaho: Antikushtetuese, kreu i Kuvendit mos të bëjë sehir

102
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho e ka quajtur antikushtuese seancën parlamentare të jashtëzakonshme, që pritet të mbahet nesër.

Spaho thotë se mazhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.

”Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afati të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme.   Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj.”, tha ai.

Mësohet se seanca është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca në fjalë do të mbahet për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhej ne njoftimin e Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY