Përgjimi për punësimet politike, ish-ministri: S’do i lajë mëkatet e të gjithëve...

Përgjimi për punësimet politike, ish-ministri: S’do i lajë mëkatet e të gjithëve Çuko

105
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka një reagim lidhur me përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të bëra publike nga VOA, ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së.

Manjani përmes një statusi në Facebook, shkruan është e padrejtë që Çuko të lajë mëkatet e të gjithë punësimeve politike që janë bërë prej 30 vitesh. Sipas Manjanit, asnjë parti nuk guxon që të mos shkelë ligjet e punësimit në administratën publike.

REAGIMI I PLOTË

E pa drejtë!
————
Duke ruajtur respektin maksimal për mediat, përfshi edhe Zërin e Amerikës në shqip, nuk mendoj se është e drejtë që Arben Çuko të lajë mëkatet e të gjithë punësimeve politike që janë bërë tash 30 vite!

Në rastin e denoncuar dhe nga VOA, para ligjit duhet të ishin deputetët që ushtruan ndikim të paligjshëm dhe jo Arben Çuko.

Por ç’është më e rëndësishmja, asnjë parti nuk guxon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë gjë, pra të mos shkelë ligjet e punësimit në administratën publike!☹️☹️☹️

Ndaj mirë është të mos jemi hipokritë. Zgjidhje ka plot, po askujt sja mban ti vërë në zbatim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY