U godit me thikë para qindra njerëzve, vdes në spital kryebashkiaku

U godit me thikë para qindra njerëzve, vdes në spital kryebashkiaku

195
0
Shares

Një kryebashkiak polak  u sulmua me thikë gjatë një koncerti bamirësie në qytet.

Pawel Adamowicz, kryebashkiaku i Gdansk, u sulmua para qindra njerëzve në qytet gjatë një eventi në ndihmë të Orkestrës së Madhe të Bamirësisë së Krishtlindjeve.

Mjekët thanë se ai iu nënshtrua pesë orë operacioni për plagën në zemrën dhe në bark, ndërsa ndërroi jetë gjatë natës.

Sulmuesi i dyshuar, një 27-vjeçar me një dosje penale, është arrestuar. Zëdhënësi i policisë Mariusz Ciarka tha se sulmuesi  kishte probleme me shëndetin mendor dhe arriti të hynte në skenë duke u shtirur si një person i medias.

Adamowicz ka qenë kryebashkiaku i Gdanskut për më shumë se 20 vjet dhe është pjesë e opozitës demokratike që filloi në qytet nën Lech Walsea në vitet 1980.

Ai është parë si një zë progresiv në vend, duke mbështetur të drejtat e LGBT dhe tolerancën për grupet minoritare.

Burimi: SkyNews

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY