Rama si Ministër i Jashtëm? Manjani citon nenet: Ia ndalon Kushtetuta

Rama si Ministër i Jashtëm? Manjani citon nenet: Ia ndalon Kushtetuta

114
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, njëharazi dhe juristi Ylli Manjani i është referuar Kushtetutës për të sqaruar vetëpropozimin e Kryeministrit Edi Rama për të qënë ministër i Jashtëm.

Manjani sqaron se neni 103 e ndalon një ministër të kryejë njëherësh edhe funksione të tjera.

Reagimi:

Sipas Kushtetutës neneve 95 dhe 103, Kryeministri dhe ministri janë dy funksione/detyra kushtetuese më vete.

Të dy këto funksione veprojnë në përbërje të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht si titullarë të institucioneve.

Neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funksione të tjera.

Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër.

I njëjti debat vlen edhe për pozitën e Zëvendëskryeministrit. Në të shkuarën kemi patur Zëvendëskryeministër dhe ministër. Sipas këtij leximi që i bëj Kushtetutës me rezulton që është e gabuar që në person të mbajë dy funksione brenda qeverisë.

Ps. Ky ka qënë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama.

Kuriozët mund ta gjejnë këtë informacion në zbardhjen e debatit për hartimin e Kushtetutës, që është një zbardhje e regjistrimeve të mbledhjeve të Komisionit Shtetëror për Hartimin e Kushtetutës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY