Publikimi i përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”, reagon Bashkia e Lezhës

Publikimi i përgjimeve nga “Zëri i Amerikës”, reagon Bashkia e Lezhës

298
0
Shares

Pas publikimit të përgjimeve Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çukon nga “Zëri i Amerikës”, ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e kësaj Bashkie shprehet se punësimet abuzive zbardhin bandën policore të Rilindjes për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas saj, “Pergjimet mbi punësimet abuzive në Policinë e Burgjeve nuk përbëjnë lajm të ri për Lezhën.
U bë kohë tashmë që jo vetëm pranë IEVP (Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale) por kryesisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, rendin-qetesinë-sigurine publike e “ruajnë“ e “garantojne” individë me bazë politike e jo profesionale, me kurs kualifikimi e jo shkollë policie, me lidhje fisnore me deputetet socialistë të Qarkut Lezhë dhe jo përkushtim ndaj komunitetit.”

Postimi i plotë: 

Punësimet abuzive, zbardhin bandën policore të Rilindjes për zgjedhjet e 30 qershorit.
**
Pergjimet mbi punësimet abuzive në Policinë e Burgjeve nuk përbëjnë lajm të ri për Lezhën.
U bë kohë tashmë që jo vetëm pranë IEVP (Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale) por kryesisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, rendin-qetesinë-sigurine publike e “ruajnë“ e “garantojne” individë me bazë politike e jo profesionale, me kurs kualifikimi e jo shkollë policie, me lidhje fisnore me deputetet socialistë të Qarkut Lezhë dhe jo përkushtim ndaj komunitetit.

Struktura policore të paafta, jo profesionale, totalisht dhe haptazi të politizuara, të emëruar jashtë çdo standarti dhe në shkelje të rregullave për një proçes të drejte e të pavaruar.

Me kete bandë policore, Rilindja pretendon të zbresë në terren në proçesin zgjedhor të 30 qershorit, duke pasur si qëllim presionin ndaj qytetarëve në qendrat e votimit e deri në banesat e tyre, si një rrezik potencial për ndërhyrje të paligjshme në të gjitha fazat dhe strukturat e menaxhimit të proçesit zgjedhor.

Jo vetëm shqiptarët, por dhe ndërkombëtarët kanë gjithçka të qartë tashmë. Përgjimet për emërimet abuzive do të pasohen me publikimin e përgjimeve për blerjen e votave, ku Lezha, Partia Socialiste Lezhë dhe zgjedhjet e vitit 2017 do të rezultojnë shembull i qartë i dhunimit të proçeseve zgjedhore, blerjes së votave, presionit ndaj qytetarëve, ndikimit dhe mbizotërimit të strukturave politike nga krimi.

#PërLezhën
#KundërKrimit
#Për_Zgjedhje_të_Lira_e_të_Ndershme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY