Studentët e Durrësit marrin vendimin, ngujohen brenda universitetit

Studentët e Durrësit marrin vendimin, ngujohen brenda universitetit

102
0
Shares

Pas studentëve të universiteteve në Tiranë, edhe studentë të Universitetit të Durrësit kanë marrë vendim që të ngujohen në ambientet e universitetit të tyre në zonën e Spitallës.

Ata zhvilluan pasditen e sotme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

Në përfundim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

“Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve. Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin. Procesi mësimor është shuë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY