Autorët e grabitjes së biznesmenit nga Durrës, të njëjtët që vodhën dhe...

Autorët e grabitjes së biznesmenit nga Durrës, të njëjtët që vodhën dhe 7.5 milionë lekë

95
0
Shares

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët e grabitjes së biznesmenit Elton Kelmendi janë të njëjtët, që një muaj më parë grabitën 7.5 milionë lekë të Drejtorisë së Patentave.

Të dy ngjarjet kanë ndodhur në zonën e Shkozetit në Durrës dhe në të dy rastet autorët kanë qenë të kamufluar me uniformë policie dhe personat kanë qenë tre. Një fakt tjetër i përbashkët është se, autorët pas grabitjes janë larguar në drejtim të Shijakut. Forcat e Policisë kanë shoqëruar 9 persona, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar konkret për autorësinë e grabitjes.

Dëshmia e biznesmenit Elton Kelmendi nuk ka qenë aspak ndihmëse për hetuesit, pasi 38-vjeçari nuk ka arritur të dallojë asnjë prej tre autorëve. Pas marrjes në pyetje, 9 të shoqëruarit në Komisariatin e Policisë Durrës janë lënë të lirë. Grabitja e biznesmeni është e dyta brenda 1 muaji në Durrës, pas grabitjes së 7.5 mln lekëve në Shkozet. Edhe për këtë ngjarje ende nuk ka asnjë të arrestuar. Policia dyshon se është i njëjti grup, që, pasi bën grabitjet, largohet nga Durrësi.

Burime sqarojnë se grabitja e biznesmenit durrsak është kryer nga i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjen e një muaji më parë në Shkozet, ku u vodhën rreth 7.5 milionë lekë të rinj nga një makinë, e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave. Policia dyshon se grupi i grabitësve nuk është nga Durrësi, por shkon në qytetin bregdetar për të kryer grabitjet dhe më pas largohen, duke vështirësuar zbulimin e tyre./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY