Mbyllet gjyqi Balla-Basha, cilat janë konkluzionet e prokurorisë

Mbyllet gjyqi Balla-Basha, cilat janë konkluzionet e prokurorisë

495
0
Shares

Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund gjyqit mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës.

Balla kishte ngritur padi për “shpifje” kundër Lulzim Bashës lidhur me shumën e 3.4 mln për çështjen e “Toyota Yaris”.Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Basha-Balla, ku deputeti socialsit ka akuzuar kreun e PD-së për shpifje.

Në konkluzionet përfundimtare rezultoi se nuk ka elementë të veprës penale. Avokatet e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të Bashës dhe dënimin e tij për “shpifje”.

Avokatet e Bashës nga ana tjetër pretenduan se në deklaratat e Bashës nuk ka elementë të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

Përfaqësuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elemente të veprës penale dhe kërkoi perfundimisht pushimin e padisë.

Gjyqtari Gerd Hoxha pasi shqyrtoi çështjen gjyqësore konstatoi se janë shkelur disa pika te konventës europiane për të drejtat e njeriut dhe vendosi që shpallja e vendimit te arsyetuar do të jetë me 21 janar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY