Ritenderimi i segmentit për Unazën e Re, ja 6 kompanitë që marrin...

Ritenderimi i segmentit për Unazën e Re, ja 6 kompanitë që marrin pjesë në garë

157
0
Shares

ARRSH ka bërë publike emrat e kompanive të cilat janë në garë për të fituar ritenderimin për lotin e parë të unazës së madhe nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.

Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
2. GD Granit AD Skopje
3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
4. Geci sh.p.k.
5. ANK sh.p.k.
6. Baftjar Murati

Për t’iu përgjigjur akuzave të PD për fituesin e tenderit, ARRSH kërkon që partitë politike të mos dëmtojnë procesin e garës.

DEKLARATË E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

Në përgjigje të interesimit të medias dhe në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se ditën e sotme në ora 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
2. GD Granit AD Skopje
3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
4. Geci sh.p.k.
5. ANK sh.p.k.
6. Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.

ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY