FOTO/Dekanati i Filologjikut mbështet studentët: Kundër dhunës, të rishikohet ligji për arsimin...

FOTO/Dekanati i Filologjikut mbështet studentët: Kundër dhunës, të rishikohet ligji për arsimin e lartë

131
0
Shares

Bojkotit dhe protestës i janë bashkuar dhe studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë, të cilët janë të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një kohë kur ata vazhdojnë të protestojnë dhe të vijojnë të ngujuar, dekani i FHF-së ka shprehur mbështetjen ndaj tyre.

Përmes një deklarate, të gjithë pedagogët e këtij fakulteti dënojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre si dhe kërkojnë rishikimin e ligjit për arsimin e lartë.

DEKLARATA

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-së deklaron se pedagogët:

Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme.

Denojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre

Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve

Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë

Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH

Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh

I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY