‘Jo më shtet fallso’, Meta i kthen përgjigje Ramës: Presidenti në krye...

‘Jo më shtet fallso’, Meta i kthen përgjigje Ramës: Presidenti në krye të punës

97
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka kthyer menjëherë përgjigje për reagimet e Ramës dhe pas vendimit të tij për të zënë postin e ministrit të Jashtëm, ndërkohë që Rama deklaroi se me presidentin do të përballet  në Gjykatën e re Kushtetutese për shkeljet e tij.

“Jo më shtet fallso”, shkruan Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama .

Me një postim të shkurtër në rrjetet sociale Meta shkruan se presidenti është në krye të detyrës , ndërkohë që shton se e para për të është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para!🇦🇱– shkruan Meta.

Rama në një postim në Twitter shkruante se  ai do të jetë ministër i Jashtëm.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.”- shkruante Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY