VIDEO/PD: Fituesi i tenderit për Unazën, sërish një klient tjetër i paracaktuar...

VIDEO/PD: Fituesi i tenderit për Unazën, sërish një klient tjetër i paracaktuar i Ramës

143
0
Shares

Partia Demokratike ka zbuluar se sërish ka një fitues të paracaktuar për ritenderimin për Unazën e Re.

Kur ditën e sotme pritet hapja e ofertave për projektin e Unazës, në një dalje publike nga selia blu, Lealba Pelinku, pjesë e Departamentit të Antikorrupsionit PD ka nxjerrë dhe emrin e fituesit të ritenderimit, Rrok Gjoka.

PD thekson se kryeministri Edi Rama është peng i kësaj afere korruptive, ndërsa shton se ai u kap duke vjedhur me kompanitë fantazmë.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama është peng i pazareve me oligarkët e ndërtimit, prandaj nuk tërhiqet nga projekti kriminal i Unazës së Re. Sot, po ndodh teatri i rradhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar duke vjedhur me kompani fantazaëm, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar. Kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar përmes kritereve shumë specifike dhe të pakapshme nga shumica dërrmuese e kompanive të ndërtimit.”

Askush nuk ka më dyshim se Edi Rama është ai që ka urdhëruar këtë projekt të zhvatjes së shqiptarëve, 20 milionë euro për 2.3 kilometra. Nuk shpjegohet ndryshe këmbëngulja e tij për të çuar 18 milionë euro një herë tek kompania fantazëm, e rregjistruar në parajsë fiskale, dhe tani tek kompania, e cila është ndër përfituesit e parë të megaprojektit hajdut “Shqipëria 1 miliardë euro”, nëpërmjet të cilit pastrohen paratë e korrupsionit.

Një nga faktet se tenderi është fasadë dhe fituesi i paracaktuar ka të bëjë me kriteret e qepura për klientin e Ramës në PPP-të në infrasktrukturë. Ato jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por një prej kritereve, i vetmi që ka ndryshuar nga tenderi i parë, është bërë që i preferuari i Edi Ramës të futet në tender, por sërish duke përjashtuar shumë kompani të tjera. Partia Demokratike e ka shprehur qartë qëndrimin e saj: projekti korruptiv 20 milionë euro për kilometër duhet anulluar i gjithi. Prokuroria duhet të hetojë dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që herën e parë tentuan të vjedhin me mashtrim dhe kësaj here po tentojnë të vjedhin sërish me tender të paracaktuar.

Edi Rama ka paracaktuar klientin e PPP-ve në infrastrukturë, Gjoka Konstruksion, si kompaninë fituese të ritenderimit tek Unaza e Re. Lealba Pelinku, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 14 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY