VIDEO/Tërhiqen fadromat, banorët e Bregut të Lumit në protestë: Hajde Erion, këtu...

VIDEO/Tërhiqen fadromat, banorët e Bregut të Lumit në protestë: Hajde Erion, këtu do të të djegim

528
0
Shares

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë në protestë ditën e sotme për të mbrojtur shtëpitë e tyre pas  paralajmërimit se do të shemben gjatë ditës së sotme.

Ata shprehen se do të këmbëngulin me të gjitha mundësitë për të mbrojtur banesat e tyre.

Banorët i kanë bërë thirrje dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt, që të shkojë pranë tyre për të dhënë zgjidhje, ndërkohë që sipas tyre, ai i ka gënjyer për legalizimet dhe dëmshpërblimet. Sipas tyre, dëmshpërblimet po bëhen në mënyrë selektive nga qeveria.

“Të vijë Erion Veliaj këtu. Hajde Erion Veliaj, na sill ndonjë fik. Këtu do të djegim”, thonë banorët.

Burime për DRONI.al bëjnë me dije se fadromat janë tërhequr nga plani për prishjen e shtëpive në zgjatimin e Bulevardit të Ri. Policia ka njoftuar banorët se nuk do të nisë sot shembja e shtëpive.

Në mbështetje të banorëve po qëndrojnë dhe deputetët demokratë,  Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe  Gent Strazimiri.

Kujtojmë se protesta e banorëve u përshkallëzua prej ditës së djeshme me djegien e gomave ndërsa theksuan se protestat e tyre nuk do të ndalen.

LIVE – Banorët tek Bulevardi i Ri, të cilët nuk kanë marrë dëmshperblim, po protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 14 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY