DETAJE/Si u vranë vjehrri dhe vjehrra, dhëndri kërkonte të sqaronte konfliktet

DETAJE/Si u vranë vjehrri dhe vjehrra, dhëndri kërkonte të sqaronte konfliktet

228
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm tek Unaza e Re.

Viktimat janë vjehrri dhe vjehrra të qëlluar me armë zjarri nga dhëndri i tyre, i cili më pas vrau dhe veten. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.

Burimet bëjnë me dije se shkak i krimit është bërë një konflikt. Mes tyre ka patur keqkuptime më parë dhe dhëndri ka ardhur pranë familjes për të sqaruar konfliktet, më pas ka debatuar dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Dhëndri ka qëlluar mbi veten jashtë banesës. Ky i fundit mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore. Nevila sipas tyre ka kohë që bashkëjetonte me Majlindin, por nuk dinin nëse ka patur konflikte mes tyre.

Kur ngjarja e rëndë ka ndodhur, vajza e dy viktimave nuk ka qënë në shtëpi. Policia thotë se e ka të vështirë të zbulojë rrethanat e ngjarjes, kjo sepse nuk ka ende dëshmitarë nga të cilët mund të bëjë lidhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY