“Nuk e dua më jetën, do bëj vetëgjyqësi”, çifti përplasen live në...

“Nuk e dua më jetën, do bëj vetëgjyqësi”, çifti përplasen live në emision

210
0
Shares

Fetiu dhe Luljeta janë bashkëshortë prej vitesh, por një kredi e marrë nga bashkëshorti pa pëlqimin e Luljetës, është bërë shkas për konflikte të mëdha mes tyre.

“Kam marrë një kredi në 6 Tetor të vitit 2008 shumën 75,600 Euro. Kam hapur një biznes, por gjithmonë bashkëshortja ime nuk ka dashur ta marr këtë kredi”, tregoi Fetiu.

Por bashkëshortja e tij e ndërpreu duke shpjeguar se për muaj me radhë kanë këmbëngulur familjarisht për të mos e marrë këtë kredi sepse nuk kishin nevojë për ndërtim tjetër. Për të lidhur kontratën me bankën për kredinë nevojitej edhe firma e vëllait të Fetiut, Xhemilit, pasi ndajnë të njëjtën hipotekë shtëpie. Por tanimë rezultojnë se bashkëshortët dhe Xhemili kanë firmosur tre kontrata, çka ata e mohojnë.

“Unë kam firmosur te kontrata me 75,600 Euro, ndërsa kontrata me 3,000 Euro ishte që të vinte shuma 100 milionë Lekë. Do ta bëjmë me rimbursim tha drejtori i bankës. Nuk e di se si e ka bërë atë kontratë. Unë i kam marrë këto lekë”, tregoi Fetiu. Por bashkëshortja mohoi në mënyrë kategorike të ketë firmosur kontratë tjetër.

Juristja Eni Çobani ngriti pyetjen se si është e mundur që brenda një dite të bëhen tre kontrata dhe të merren tre shuma parash.  Ajo shpjegoi se gjithçka ka nisur në vitin 2012 kur familja Kanani pësoi krizë ekonomike. Atëherë bashkëshortët nisën të kontrollonin dokumentet se sa kishin paguar dhe sa ishte vlera e ngelur për t’u paguar.

Luljeta tha se drejtori i bankës u mori kontratën origjinale të kredisë në vitin 2012, me pretendimin se do bënin kontratë të re, ku nuk do të ishte më vëllai i Fetiut si garantues. Por Çobani u shpreh se kjo është e papranueshme, pasi duhet të jenë disa kontrata dhe se drejtori i bankës e ka vetë dokumentin origjinal. Gjithashtu në një dokument rezulton se pagesa e kësteve të kontratës së lidhur në vitin 2008, është bërë për vitin 2007.

Pasi bashkëshortët Kanani nuk kryen shlyerjen e kësteve, paratë iu morën pa dijeni Xhemil Kananit në llogaritë e tij bankare. Por problemi kryesor qëndron të fakti se të tre pjesëtarët e familjes Kanani, që kanë firmosur kontratën e kredisë, nuk e kanë lexuar këtë të fundit.

“I ke marrë tani të gjithë të tjerët në qafë. Ke marrë bashkëshorten, Xhemilin dhe Marien dhe i ke futur në bankë të firmosin. Sot thua nuk kam lexuar kontratën, por kjo nuk është e lehtë!”, u shpreh juristja Çobani.

Familja Kanani ka firmosur tre kontrata për vlerat 75,600 Euro, 3,000 Euro dhe 78,000 Euro. Sipas Eni Çobanit, me sy të lirë dallohet ndryshimi i firmave nga kontrata e parë në dy të tjerat.

Në lidhje telefonike me studion e emisionit “E Diela Shqiptare”, Xhemil Kanani tregoi se ka bërë një deklaratë noteriale, ku thuhet se Feti Kanani mund të përdorë në bankë vetëm pronën e tij, të specifikuar me detaje, në mënyrë që të mos ngatërrohej me pronën e tij. Ai theksoi se nuk kishte fare informacion se po firmoste në bankë si dorëzanës, por vetëm si bashkëpronar i shtëpisë.

Në dokumentin e  Dhomës së Noterisë së Shqipërisë thuhet: “Kam sqaruar Dhomën Kombëtare se në kontratën e përpiluar prej saj ka bërë një gabim teknik sepse duhet të vendoste numrin 48/19. Gjithashtu noterja ka sqaruar se nga ana juaj janë bërë dy kontrata huaje, por në kopjen e kontratës nuk ju ka bashkangjitur  kalendarin e shlyerjeve që i bashkëngjiten kontratës. Për të sqaruar më hollësisht këtë problem, mund t’i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka kompetencën për kontrollin e veprimtarisë së noterëve”.

Fetiu akuzon drejtorin e bankës se i ka “fotokopjuar firmën”. “Nuk i kam dhënë lekë njeriu. Kujt i kam dhënë lekë unë Zonja Eni? Më ka shkatërruar jetën, më ka shkatërruar familjen. Jam bërë, nuk dua më veten. Nuk po dal me një kontratë, dal me 6 kontrata Zonja Eni. Nuk po e mohoj bankën. Shikoje, nëse nuk kam të drejtë, fol para publikut. Më është nxirë jeta. Ç’është ky drejtor banke? Nuk është vetëm për mua, ka shumë hallexhinj. Këtu ka filluar sherri. Vëllai më kërkon lekët, nuk ia mora unë lekët vëllait, ia mori banka. Ia vodhi banka. Ça të bëj unë i ziu? Bashkëshortja më nxiu jetën, çupa nga ana tjetër. Nuk e dua më jetën, unë do të bëj vetëgjyqësi Zonja Eni”, tha ai.

Ndërsa Çobani iu lut për qetësi, pasi “vetëgjyqësia nuk është zgjidhje”.

Edhe bashkëshortja i tërhoqi vëmendjen: “pak na ka kredhur në borxh e tani të bëjë edhe vetëgjyqësi e t’i paguajmë ne që të gjitha pastaj”.

Por Eni Çobani u shpreh: “I drejtohem presidentes së nderuar, zonjës Sadushi. Si mundet që një notere të pranojë vetë që ka bërë dy gabime, numrin e kontratës gabim dhe ka bashkangjitur shlyerjen e disa kësteve në kohën kur zotëria nuk ka lidhur kontratë?”

Ajo tha me bindje që kontrata origjinale është  18/19 sepse e ka vërtetuar edhe urdhri i ekzekutimit, ku është marrë titulli ekzekutiv për ekzekutimin e shumës së zotit Xhemil Kanani, të cilit i janë marrë 24 mijë Euro.

Juristja Eni Çobani premtoi se do t’i shkojnë kësaj çështjeje deri në fund me ekspertizat përkatëse për të gjitha shkeljet që kjo bankë ka bërë kundrejt familjes Kanani. /tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY