Baste dhe poker, procedim për dy pronarët e llotove në kryeqytet

Baste dhe poker, procedim për dy pronarët e llotove në kryeqytet

98
0
Shares

Policia e Tiranës vijon kontrollet në kryeqytet për goditjen e subjekteve që ushtrojnë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të afatit.

Policia njofton se ka konstatuar 2 subjekte të tilla dhe se ka proceduar penalisht pronarët e tyre.

“Janë proceduar shtetasi A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një paisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati.  I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker” informon policia.

Policia nënvizon se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY