Banoret e zonës se ish kënetës po protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vëllazërimi”, në të cilën vetëm një natë më parë mbetën të vdekura dy gra të cilat u përplasën nga një makinë.
Vetëm në harkun e dhjetë viteve ne rrugën “Vëllazerimi” janë aksidentuar me pasoje vdekje 24 persona, gra, burra dhe fëmijë. Banoret kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit.
Rruga “Vëllazërimi” në te dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese. Rruga “Vëllazërimi” nga banorët konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.
Aksidenti ndodhi mbrëmë, ku një 22-vjeçar tashmë i arrestuar përplasi për vdekje, dy gratë, nuse dhe vjehrrë.
Njoftimi i policisë:
“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe”, njoftoi Policia.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se “në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetase këmbësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/