Deputetët u vënë çelsin zyrave në zonat elektorale, nuk presin zgjedhësit

Deputetët u vënë çelsin zyrave në zonat elektorale, nuk presin zgjedhësit

139
0
Shares

Pjesa dërrmuese e 140 deputetëve, si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës, kanë zyra të veçanta në zonat e tyre elektorale për të pritur zgjedhësit.

E shtuna është dita kur ata duhet të hapin këto zyra, por nga një verifikim i thjeshtë në dy nga qarqet më të mëdha në vend, Shkodra dhe Vlora, deputetët që gjen në detyrë janë shumë pak.

Vlora ka 12 deputetë, shumica të mazhorancës dhe mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama, por këtë të shtunë askush nuk priste zgjedhës.

Në veri të vendit, në qytetin e Shkodrës nuk gjen askënd në selinë e Partisë Demokratike, as deputetët, edhe pse zgjedhjet po afrojnë. Në selinë e socialistëve ishte vetëm deputeti Luan Harusha duke takuar drejtuesit lokalë të kësaj partie. Dy deputetët Tom Doshi i PSD dhe Agron Çela i LSI zyrat i kanë pranë bizneseve të tyre.

Të braktisura janë edhe zyrat e ofruara nga OSBE në ambientet e Bashkisë së Shkodrës për takimin me zgjedhësit.
Pak nga shkodranët e dinë që në një ditë të javës deputetët duhet të jenë pranë tyre për të degjuar ankesat e aq më pak që ekziston një zyrë e tillë./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY