‘U nis me urgjencë’, deputeti për ministren e shëndetësisë: E mbulon situatën...

‘U nis me urgjencë’, deputeti për ministren e shëndetësisë: E mbulon situatën me propagandë

247
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, thotë se shëndetësia është në situatë të rëndë, kjo pas neglizhimit nga ana e Ministrisë.

Përmes një postimi në facebook, ai i referohet  inspektimit të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në spitalin e Burrelit. Për Spahian, ky inspektim vjen pas peticionit të mjekëve për dështimin e sistemit të patronazhimit.

Pas shkërmoqjes së propagandës fasadë të ministres se fundi edhe nga peticioni i mjekëve për dështimin e sistemit të patronazhimit, ministrja Ogerta Manastiliu detyrohet të niset me urgjencë drejt spitalit të Burrelit. Patronazhimi dështoi e nxori në pah situatën e rëndë në gjithë sistemin shëndetësor me mangësi bazike të cilat vërtetojnë se minimumi kjo ministre nuk njeh situatën, e nga ana tjetër mendon se mund ta mbulojë me propagandë.” shkruan Spahia ndërsa shton se c’ka u trumbetua si sukses i madh, në fakt ka nxjerrë në pah injorancën dhe paaftësinë totale që mbizotëron sot në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Babëzia, injoranca dhe mungesa e vullnetit për të mësuar janë kombinimi që po shkatërron sistemin e shëndetësisë. Gjithsesi jam i bindur se ministrja, rrugës për në Burrel ka patur rastin të diskutojë e t’i japë zgjidhje si zakonisht këtyre cështjeve, me numrin dy të kësaj ministrie….FOTOGRAFIN” –përfundon reagimin e tij deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY