VIDEO/Basha thirrje Ramës: Heto dhunën ndaj studentëve, mos nxit konflikt civil

VIDEO/Basha thirrje Ramës: Heto dhunën ndaj studentëve, mos nxit konflikt civil

105
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, nga ku ka sjellë në vemendje disa çështje kryesore të kësaj jave.

Basha është ndalur tek situata e borës, ku shumë fshatra kanë mbetur të bllokuar dhe nuk kanë akses. Basha i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

”Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi”, tha Basha.

Gjithashtu Basha u ndal tek çështjet e drejtësisë të cilat sipas tij nuk po marrin rëndësinë e duhur. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve, ose në të kundërt u shpreh ai vendi shkon drejt një konflikti civil. Basha kërkoi prej Prokurorisë të hetojë futjen e policisë në shkelje të ligjit në auditorë. Ai i kërkoi gjithashtu prokurorisë të nisë hetimet për shpërdorim detyre ndaj administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dufi.

Duke rikujtuar dhe çështjet ende të pambyllura të Vangjush Dakos dhe bandave të arrestuara si ajo e Bajrave, Basha i kërkon Prokurorisë të bëjë publike punën e deritanishme me hetimet.

LIVE – Konferencë për shtyp

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 12 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY