Grabitja e armëve në depo, flet ushtaraku: Pse u largova nga vendi...

Grabitja e armëve në depo, flet ushtaraku: Pse u largova nga vendi i punës

170
0
Shares

Një prej ushtarakëve i cili duhet të ruante depon me armë në Pashaliman ka treguar arsyen se pse e la vendin bosh në momentin kur ndodhi grabitja.

Sipas BW, ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vodhën disa armë në depo, dhe për këtë ngjarje janë shoqëruar 5 ushtarakë.

Shtabi i Forcave të Armatosura në një njoftim për mediat sqaronte se kjo ngjarje nuk cënonte sigurinë e vendit dhe as nuk e dëmtonte atë, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion apo të dhënë se kush mund ti ketë grabitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY