Borë dhe ngrica, ARRSH tjetër njoftim: Kujdes në këto akse rrugore

Borë dhe ngrica, ARRSH tjetër njoftim: Kujdes në këto akse rrugore

180
0
Shares

Pavarësisht denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm lidhur me situatën e krijuar nga dëbora ku ndodhen të bllokuar, ARRSH dhe sot ka dhënë informacione për segmentet rrugorë ku duhet të përdoren zinxhirë.

Gjendja e akseve rrugore sipas ARRSH:

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.
Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.

Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY