VIDEO/Rama ‘i hedh benzinë zjarrit’: Meta del nga shinat e arsyetimit

VIDEO/Rama ‘i hedh benzinë zjarrit’: Meta del nga shinat e arsyetimit

178
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka adresuar sërish disa deklarata ndaj Presidentit Ilir Meta lidhur me situatën e krijuar mes tyre për mosdekretimin e Gent Cakajt.

Rama i hedh me shumë benzinë zjarrit, duke e u shprehur se Meta nuk është president për të dhënë mendime, por për të garantuar Kushtetutën.

Rama thotë se Meta është duke sfiduar pushtetin e tij dhe është duke turpëruar institucionin e tij.

‘Kemi një Ilir Metë i cili del nga shinat e presidentit dhe të arsyetimit duke u sjellë si president i LSI në ditët e saj më të këqija”, thotë Rama.

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryeministri thotë se nuk ka provokuar në këtë çështje, por vetëm se ka reaguar me të drejtë.

Moderatori Arjan Çani e pyet se pse është i shqetësuar, ndërsa Rama thotë se shqetësohet nga abuzimi që Ilir Meta i ka bërë zyrës së Presidencës për të goditur një figurë si Gent Cakaj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/310723512881888/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY