Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votojnë pro për ‘Maqedoninë e Veriut’

Miratohen ndryshimet kushtetuese, 81 deputetë votojnë pro për ‘Maqedoninë e Veriut’

108
0
Shares

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimet kushtetuese me 81 vota pro duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kanë qënë deputetët me shumicë votash të cilët kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.

Deputetët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, të cilët kanë thënë se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit.

Pas tre ditëve të seancës së caktuar, Kuvendi sot mbylli votimin, duke pranuar edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshimet në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY