Gjykata refuzon kërkesën për lirimin e dy ish-deputetëve të PS

Gjykata refuzon kërkesën për lirimin e dy ish-deputetëve të PS

98
0
Shares

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për të liruar nga “arresti shtepiak” dy ish-deputetet Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

Kujtojmë se dy ish deputetët u arrestuan gjatë operacionit “Vol vo 4” në tetor të vitit 2018.

Ndoka i dyshuar për disa vepra penale mes te cilave “tjetersim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Cuko per “korrupsion”.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre.

Burimet thanë se gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Arben Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë.

Arrestimet e tyre u bënë në 22 tetor 2018 në kuadër të operacionit nga Policia e Shtetit “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY