Dhuna ndaj studentëve, Nishani: Kamikazët politikë në Polici do të japin hesap...

Dhuna ndaj studentëve, Nishani: Kamikazët politikë në Polici do të japin hesap para drejtësisë

97
0
Shares

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po ndjek me vëmendje përplasjen e Policisë me studentët protestues në fakultete dhe i ka bërë një paralajmërim, “kamikazëve politikë në radhët e Policisë”:

“Dhunim kriminal i grupeve policore ndaj studentëve dhe auditoreve universitare, – shkruan Nishani. – Shkelje e rëndë e ligjit nga kamikazë politikë në rradhët e Policisë së Shtetit të keqpërdorur nga qeveria më e korruptuar dhe inkriminuar në Evropë.

Studentët të identifikojnë, fotografojnë dhe filmojnë çdo person që nën uniformën e shtetit dhunon dhe shkel ligjin, të drejtën e tyre, auditoret universitare.  Secili do të japë hesap përpara drejtësisë. Ora e rivendosjes së ligjit dhe shtetit normal po vjen.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY