‘S’më donte asnjë burrë, por pa burra s’kam mbetur’ Rita Lati zbulon...

‘S’më donte asnjë burrë, por pa burra s’kam mbetur’ Rita Lati zbulon detaje nga jeta private

296
0
Shares

Ajo ka një jetë në skenë dhe me humorin në komedi dhe parodi ndër vite, ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për aktoren plot energji, Rita Lati. Shpeshherë ajo ka folur “pa doreza” për jetën e saj private. Kur vajza e saj Roza Lati ishte ende e vogël, ajo u nda nga bashkëshorti për të filluar një jetë të re, por kjo nuk e ka bërë Ritën që të ndalet nga suksesi i saj në role të shumta.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan këtë të enjte, aktorja u pyet nga publiku se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti. Me përgjigjen e saj pa komplekse, aktorja tha se “nuk e përballon dot një burrë në shtëpi”.

“S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, tha Lati./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY