Paloka për Ramën: I kërkon falje Kosovës, pse nuk ju pranua si...

Paloka për Ramën: I kërkon falje Kosovës, pse nuk ju pranua si ministër kukulla

109
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta për të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Paloka është ndalur tek përgjigja që Rama i ktheu Presidentit Ilir Meta, ku argumentimet e tij i quajti të frikshme dhe skandaloze.

Palaco deri ne fund…
I kerkon falje Kosoves pse nuk ju pranua si minister , kukulla qe ishte caktuar ti jepte ze nga karrigia e ministrit te jashtem te Shqiperise , planit per faljen e Veriut te Kosoves, shkruan Paloka.

Meta argumentonte se Cakaj është pa përvojë për një detyrë kaq të rëndësishme sa është politika e jashtme e vendit. Meta ka marrë në konsideratë disa prej qëndrimeve të Cakajt që lidhen me çështjen e ndryshimit të kufijve  në rajonin e Ballkanit, të cilat i ka cilësuar si të papranueshme.

Presidenti ka deklaruar më tej se Cakaj ka shfaqur papërgjegjëshmëri gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY