Refuzimi i Cakajt, reagon PD: Meta bëri gjënë e duhur, por diçka...

Refuzimi i Cakajt, reagon PD: Meta bëri gjënë e duhur, por diçka tjetër duhet të na shqetësojë

272
0
Shares

Pasi Presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ka ardhur reagimi i parë dhe nga Partia Demokratike.

Deputeti Bardh Spahia e cilëson të drejtë këtë vendim , duke u ndalur tek një tjetër çështje që sipas tij duhet të na shqetësojë.

Spahia thotë se të injorosh një proces verifikimi që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, është vepër penale dhe kjo tregon se kryeministri po luan me shtetin.

REAGIMI I PLOTË

Presidenti bëri gjënë e duhur por c’ka duhet të na shqetësojë fort, është se mesa duket, vërtetë nuk kemi parë (kuptuar) asgjë akoma ,se kush na qeveris! Nuk është thjesht mendja e sëmurë për të mos konsideruar asnjë kufi, as llogjik e as institucional, duke i vënë botës, si interlokutor të Shqipërisë një 26 vjecar. Nuk është thjesht kjo, jo, por mënyra se si një 54 vjecar krejt i papjekur si Edi Rama e konsideron shtetin, si një lodër në duart e një mendjeje të cartur. Certifikimi i figurës së një zyrtari nga DSIK brenda 24 orësh!!! Edi Rama po shkatërron cdo themel të këtij shteti! Të injorosh një proces verifikimi që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, sepse e konsideron shtetin si oborrin personal të Surrelit është mëse skandaloze, është vepër penale!!!! Psikopatia për të luajtur edhe me shtetin, njëlloj si me bedelët që ka përreth, mund të na kushtojë shtrenjë si vend! Ky që e gjeti Shqipërinë vend të NATO-s, po i vë një njollë të rrezikshme në 10 vjetorin e antarësimit të saj, sepse minimumi, i konsideron të panevojshme proceset e sigurisë, në kushtet kur siguria është tashmë një prioritet edhe për vendet e fuqishme. Nuk mundet që shqiptarët të përfaqësohen me këtë kryeministër krejt të papërgjegjshëm!

,m re

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY