Deputeti nxjerr Email-in e dekanit për pedagogët: Po përpiqen me mish e...

Deputeti nxjerr Email-in e dekanit për pedagogët: Po përpiqen me mish e shpirt të fikin protestën

210
0
Shares

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një E-mail të një dekani drejtuar pedagogëve, ku i kërkon të bëjnë mbledhje për situatën e studentëve.

Deputeti thotë se kjo është sjellje prej të nënshtruari, pasi shumica e pedagogëve kanë dalur hapur kundër ligjit për arsimin e lartë dhe në mbështetje të studentëve.

REAGIMI:

Jo vetëm policia, por dhe drejtuesit e “zgjedhur” politikisht të Universiteteve, janë angazhuar me “mish e me shpirt”, për të fikur protestën studentore.
Rama nuk po lë gur pa lëvizur, se e si të devijojë e të shkërmoqë protestën.
Nuk janë vetëm kërcënimet që lëshon ndonjë Rektor, relike e kohës që studentët e rrëzuan në 90, por na del dhe ndonjë Dekan lejfenist, që urdhëron “me lezet” pedagogët që të bëjnë “autokritikë të shëndoshë”!!!???
Mos e humbisni, por lexoni email-in e tij, drejtuar pedagogëve:
U kërkon atyre të bëjnë urgjentisht mbledhjen, sepse Partia ka urdhëruar që ato “të evidentojnë shkaqet e situatës shqetësuese, problemet (dhe emrin protestë ka frikë ta përmendë)… e të gjejnë rrugëzgjidhje” për të mos lejuar më “këtë situatë aspak të këndshme për udhëheqjen”, të krijuar nga studentët.
Pra të bëjnë autokritikë të thellë, të ndjerë, të fortë, me kokën ulur që ta prekë në zemër Partinë, ta zbusë zemërimin e Partisë të shkaktuar nga studentët, e cila e ka zbuluar që armiku është aty tek pedagogët dhe aspak tek Qeveria “e naltë” e Ligji i Arsimit të Lartë.
Partia është e pagabueshme.
Më pas propozimet e rrugëzgjidhjes, pasi ti rrahin mirë e mirë mendimet e autokritikat, do i pjekin e do i çojnë pak më lart, pastaj pak më lart e deri…
Po ky harroi që si rrugëzgjidhje “Timonieri i vet” shiti ato VKM-at?!
Apo harroi që një pjesë e mirë e pedagogëve në Tiranë kanë kërkuar abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, si të vetmen rrugëzgjidhje?!
E për këtë autonomin tonë, “instanca më eprore” e departamentit na qenka, as më shumë e as më pak, MASR dhe Kuvendi i Shqipërisë.
O Zot na ruaj nga të nënshtruarit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY