Berisha thirrje pedagogëve: Mos pranoni takime me hajdut Gjiknurin dhe ndrikull Reformaton

Berisha thirrje pedagogëve: Mos pranoni takime me hajdut Gjiknurin dhe ndrikull Reformaton

109
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale për protestën e studentëve, duke dënuar ata që përpiqen ta shuajnë.

Sipas Berishës, janë figura të njohura ata të cilët u kanë bërë presion pedagogëve në Fakultete për të ndalur protestën.

Berisha ka dhe një thirrje për studentët dhe pedagogët:

REAGIMI I PLOTË

Hajdut Gjiknuri dhe Ndrikull Reformato perdhosin Universitetin!

Të dashur miq, në kundërshtim me çdo ligj, këto dy figura të diskretituara marrin guximin dhe shkojnë dhe ju bëjnë presion pedagogëve në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit për grevën e misionit historik të studentëve.

Ky është një dhunim flagrant i autonomisë së universiteteve dhe shkelmim i të drejtës demokratike të grevës.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të ulët, u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të mos pranojnë në takim zyrtarë të shpëlarë të tipit të hajdut Gjiknurit dhe ndrikull Reformatos. Pranimi i tyre është përdhosje e universitetit dhe autonomisë së tij. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY