Qarkullim i vështirë në Rrugën e Kombit, deputetja: Asnjë shërbim nga koncesionari

Qarkullim i vështirë në Rrugën e Kombit, deputetja: Asnjë shërbim nga koncesionari

330
0
Shares

Rruga e Kombit paraqet vështirësi në qarkullim, kur reshjet e dëborës janë prezente.

Vetëm ditën e djeshme u shënuan dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja.

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj referuar këtij aksi, ka publikuar foto nga Rruga e Kombit dhe disa zonave të tjera që lidhen me autostradën, ku sipas saj ndodhen në një situatë të rënduar prej mungesës së masave për pastrimin e borës.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se koncesionari nuk ka marrë asnjë masë me kripë dhe borëpastruese, duke vënë kështu në rrezik lëvizjen e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Shteti nuk egziston per tu ardhur ne ndihme qytetareve !
Situata nga reshjet e debores ka veshtiresuar qarkullimin e mjeteve ne akset rrugore ne qarkun e Lezhes,kryesisht ne Bashkine e Mirdites.
Situata me e rende paraqitet ne rrugen e Kombit ku nuk ka sherbim nga koncensionari as me kripe dhe as me borepastruese .
Nga ana e Bashkise Mirdite nuk eshte marre asnje mase per te mundesuar qarkullimin e automjeteve dhe as te qytetareve,pasi nuk eshte hedhur kripe dhe nuk jane pastruar rruget dhe as trotuaret,ndaj levizja e qytetareve eshte tejet e rrezikshme .
Persa i takon zonave rurale levizja behet vetem me zinxhire deri ne qendrat administrative dhe bashkia nuk ka nxjerre asnje fadrome per zhbllokimin e rrugeve rurale .
Veshtiresi qarkullimi drejt fshatrave te Oroshit, Fanit, Selites e Kaçinarit.
Ne dalje te Rreshenit qe lidhet me autostraden ka patur bllokim te rruges pasi nuk hidhet kripe apo sherbehet me borepastruese.
Ngricat dhe reshjet e debores në këto zona rrezikojne jeten e drejtuesve te mjeteve si dhe izolon banoret per shkak te pamundesise per te levizur.
Ne keto kushte , kerkohet nderhyrje urgjente e strukturave perkatese per pastrimin e ketyre akseve me borepastruese dhe hedhja në to e kripes per te mundesuar qarkullimin e automjeteve .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY